Radhët për pasaporta, reagon MB: Do shpërndahen edhe përgjatë të shtunës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2015, 17:48
Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se zyrat që shpërndajnë pasaporta do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë më 15 gusht.Reagimi vjen pasi Ora News për disa ditë me rradhë ka përcjellë shqetësimin e qytetarëve në disa rrethe të vendit.Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrat do të jenë të hapura nga ora 09:00 e mëngjesit derisa të mos ketë më qytetarë në sportel.“Ky vendim merret për t'i ardhur në ndihmë procesit të pajisjes me dokumenta, që është shoqëruar me fluks qytetarësh ditët e fundit për shkak të ardhjes së emigrantëve që rinovojnë dokumentat”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.