Bulevardi i ri i Tiranës, pritet konfirmimi i kompanisë angleze për ndryshimet
Bashkia e Tiranës i ka drejtuar disa propozime koppanise britanike që ka hartuar projektin e bulevardit të Tiranës me qellim ndryshimin e tij. Drejtues te ketij institucioni e argumentojnë kërkesën per ndryshim me zgjerimin e siperfaqeve të gjelbërta dhe uljen e sasisë se betonit. Por ish-drejtues të Bashkisë mendojnë të kundërtën.Ky është projekti i hartuar nga kompania angleze Grimshaw Architects për bulevardin e Tiranës në kohën kur kryetar i Bashkisë ishte Lulzim Basha.Për kryetarin e i ri të Bashkisë, Erjon Veliaj, projekti i paraardhësve te tij u veshtirëson jetën qytetarëve.“Rrënuan për katër vite dhe ende su ka dalë gjumi nga gerrhima..Ku vallë ishte plani i tyre vizionar tek ky beton projekt?”shkruan ai në twitter.Ora News kontaktoi më Bashkinë e Tiranës e cila saktësoi se zyrtarë të saj kane bere disa propozime bazuar ne idene e me shume siperfaqeve te gjelberuara e godinave te uleta.Per keto propozime kanë nisur negociatat me kompaninë angleze Grimshaw Architects që ka hartuar projektin për bulevardin ne kohën e drejtimit te Bashkise nga demokratët.Sipas deklaratave të një dite më parë te kryebashkiakut Veliaj, bulevardi i ri i Tiranës do të ketë një park qëndror rreth 6 herë më të madh se parku “Rinia”.Pas ketij qendrimi vjen dhe reagimi i ish-nënkryetares së Bashkisë, Nevila Xhindi, e cila permes rrjetit social fb shprehet.“Dmth Eri do bëjë 1 shesh nga 6 sheshe te gjelbërta të mëdha publike që kishte plani për bulevardin ??? Dmth hapesira e gjelbërt do na rritet në zbritje?”Debati mbi bulevardin e ri te Tiranes qe kur nisi te ndertohet ka marre shume here vemendjen e politikes.Konflikti bashki-qeveri shkaktoi nderprerjen e punimeve vitin e kaluar, te cilat ende nuk kane rifilluar.