Verifikim lejeve të ndërtimit të Bashës, kërkohet dokumentacionin në bashki
Prokuroria e Tiranës nis verifikimin e lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkia e Tiranës nga 3 qershori i vitit 2013 deri në 29 korrik të vitit 2014.Ndërkohë prokuroria kërkon nga bashkia dorëzimin e dokumentacionit në lidhje me lejet e dhëna. Kërkesa mban datën 31 korrik të këtij viti dhe vjen pas nisjes së procedimit penal mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga e Planifikimit të Territorit e cila pretendon se janë kryer disa shkelje nga Institucioni që drejtohej nga Lulzim Basha.Sipas kallëzimit të dorëzuar në Prokurori, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit pretendon se janë evidentuar këto shkelje nga ana e Bashkisë-Mosrespektim i procedurave për miratimin e (PDV) Planit të Detajuar Vendor, në 129 raste.2-Mosbotim në regjistrin e Planifikimit të Territorit të akteve të nevojshme për miratimin e Planeve të Detajuara Vendore.3-Mosrespektim i kërkesave ligjore për dhënien e lejeve zhvillimore.4-Mosrespektim i ligjit nga Këshilli Teknik i Bashkisë Tiranë në dhënien e opinionit teknik me miratimin e PDV-ve dhe lejeve të ndërtimit.5-Mosushtrim i kontrollit të territorit në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.6- Mosrespektim i ligjeve dhe planit të Përgjithshëm Vendor nga projektuesit përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik të planeve të detajuara vendore.
/Oranews.tv/