Konstituimi i bashkisë së re përplas prefektin me të zgjedhurit e rinj

Konstituimi i bashkisë së re të Shkodres përplas institucionin e prefektit me të zgjedhurit e rinj. Pa u konsultuar me të gjitha palët dhe as me vetë prefektin, sekretari i këshillit bashkiak ka vendosur mbajtjen e mbledhjes konstituese me 20 gusht. Kjo ka sjellë reagimin e prefektit Paulin Radovani, i cili me nota ironike thotë se vendimi është marrë si në kohën e pleniumit të komitetit qëndror.Paulin Radovani: Sipas të dhënave që kemi ne, numrin e vendimit, datën dhe ligjin për pushtetin lokal, mbledhja duhet të bëhej në datën 18. Nuk munde të caktosh një datë pa u konsultuar. Pa folur më tej që nuk janë marrë parasysh këshilltarët e grupit tjetër. Ndërsa përdor si pikë referimi ligjin, atë që e cilëson e zeza mbi të bardhë, Radovani jep konkretisht me shëmbull edhe ndërhyrjen tjetër që ka bërë bashkia Shkoder. Në njoftimet me shkrim të këshilltarëve, është hequr fjala e prefektit dhe përmendja e qeverisë, ashtu siç e përcakton ligji.Paulin Radovani: E gjitha puna është që ne letra mos ti dalë emri as prefekturës dhe as qeverisë. Thua se po krijojmë një njësi më vete dhe jo një njësi brenda territorit shqiptar. Kryesorja është data e mbledhjes. Por këshilli i bashkisë Shkoder ka edhe një tjetër risi, pasi 4 të zgjedhur nga forca të ndryshme politike pritet të japin dorëheqjen për t’i lënë vendin pasardhësve në listë.Ligji parashikon qartazi që jo më vonë se 20 ditë nga data shpalljes së rezultatit nga KQZ, duhet të konstituohet këshilli i ri bashkiak i dalë nga zgjedhjet. Referuar këtij afati, prefekti i Shkodres thotë se data e konstituimit duhej të ishte 18 gushti, e madje edhe më herët pasi dihet situata e krijuar me zona të tëra që kanë braktisur nga ish komunat.