Shëngjin e Pogradec, urgjencat e improvizuara përballojnë fluksin e pacientëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2015, 13:52
Mbi 800 pushues kanë marrë ndihmë mjekësore pranë qendrës së përkohshme shëndetësore të hapur në Pogradec. Rastet më të shpeshta kanë qenë reaksionet prej pickimeve nga bleta dhe hipertensioni.Edhe në Shëngjin në urgjencën e improvizuar vetëm për këtë sezon veror çdo ditë u ofrohet shërbim mbi 30 pacientëve. Pushuesit kosovarë që përbëjnë edhe numrin më të madh të vizitave, paraqiten me shenja helmimi nga ushqimet e konsumuara.Edison Ndreka, Mjek i Urgjences Shengjin: “Po trajtojmë shumë pacientë me helmime ushqimore, po shtohet shumë numri i tyre”.Qendrat i improvizuara shëndetësore për periudhën e verës funksionojnë 24 ore në cdo dite në javës dhe do te jenë të hapur deri ne mesin e shtatorit.