Kukësi "qyteti i depozitave", 1 orë ujë në 24, specialistët apel: Mbajini pastër
Në një kohë kur qyteti i Kukësit është kthyer në "qytetin e depozitave", për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, ekspertët e shëndetësisë i kanë bërë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes me ndotjen që shkaktohet në këto depozita, sakohë që uji nuk është i rrjedhshëm dhe temperaturat e larta mund të sjellin përkeqësim të situatës.Sipas specialistëve të Shëndetit Publik, qytetarët duhet të dezinfektojnë dhe pastrojnë këto depozita, pasi në të kundërtën mund të shkaktohen probleme me shëndetin. Mirëpo, ata zgjidhjen nuk e shohin këtu, por tek domosdoshmëria e furnizimit me ujë pa ndërprerje, të popullatës, pasi dihet se depozitat nuk janë të sigurta 100 %.Nevion Halilaj, specialist në Shëndetin Publik bën apel për pastrimin sa më të shpeshtë të tyre.Thuajse të gjitha tarracat e pallateve në Kukës janë të mbuluara me depozita të peshave të ndryshme, pasi uji në cezmat e konsumatorëve vjen vetëm 1 orë e 30 minuta në ditë, cka është e pamjaftueshme për kërkesën gjithnjë e në rritje për ujë të banorëve, në këto ditë të nxehta gushti./Oranews.tv/