Asgjesohen 541 rrënjë kanabis në 3 parcela

Policia e Vlorës ka zbuluar  dhe asgjësuar  3-parcela me 541-rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis-sattiva”, në  fshatin Sevaster .Bimët narkotike u konstatuan të mbjella, në vendin e quajtur “Përroi Rustame”, në mesin e një bimësie të dendur në 3-sipërfaqe toke pa pronarë të hapura posaçërisht për mbjelljen e këtyrë bimëve narkotike, me lartësi 40-150 cm, të cilat Policia i asgjësoi me djegie.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.