Anastasiades:Kushtet e paketës së shpëtimit, të vështira
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2013, 07:58
Presidenti i Qipros Nikos Anastasiades ka deklaruar se kushtet e paketës së re të shpëtimit prej13 milirardë dollarësh janë "të dhimbshme", por atij i duhej të binte dakord me huadhënësit ndërkombëtarë për të shpëtuar vendin nga rrënimi ekonomik.Në një fjalim televiziv mbrëmë drejtuar vendit, presidenti qipriot tha se zgjedhja nuk ishte e lehtë.Ai tha se në bankat e Qipros do të vendosen kufizime ndaj kapitalit për të parandaluar depozituesit nga tërheqja masive e të hollave. Por ai shtoi se kufizimet do të jenë shumë të përkohshme.Shumica e bankave janë të mbyllura deri të enjten me përjashtim të dy bankave më të mëdha në vend asaj, Laiki Bank dhe Bankës së Qipros, që janë rihapur sot në mëngjes.
Në njoftimin e Bankës Qendrore, është thënë se vendimi synon sigurimin e "funksionimit normal të sistemit bankar në tërësi”.Bankat në Qipro janë mbyllur për më shumë se një javë gjatë krizës dhe përmasat e e tërheqjes së depozitave nga konsumatorët në bankomate kanë qenë të kufizuara.