SHBA, Gjykata e Lartë seancë dëgjimore për martesat gay
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara fillon sot dëgjimin e argumenteve për dy raste të veçanta që mund të vendosin nëse martesa me gjini të njëjtë do të bëhet ligj në mbarë vendin ose të shpallet antikushtetuese.Gjykatësit e lartë do të shqyrtojnë çështjen nëse Propozimi 8 i Kalifornisë, që ndalon martesën e homoseksualëve në këtë shtet, është antikushtetues dhe nëse ligjet për mbrojtje të barabartë.Të mërkurën, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë mbrojtjen federale të Aktit të Martesës, i cili përcakton martesën si akt vetëm midis një burri dhe një gruaje.Mbështetësit dhe kundërshtarët e martesave të homoseksualëve janë mbledhur jashtë Gjykatës së Lartë për disa ditë, duke shpresuar për të zënë një vend në sallën e gjyqit. Të dyja palët gjithashtu vazhdojnë marshimet dhe tubimet në Uashington.Mbështetësit e martesës së homoseksualëve e quajnë atë një çështje humane dhe civile. Kundërshtarët këmbëngulin se institucioni i martesës duhet të mbrohen për të siguruar njësinë e familjes.