Shkon të peshkojë, i moshuari mbytet në lumin Buna

Një peshkatar ka humbur jetën në ujrat e lumit Buna në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëgjesit të kësaj të hëne.Shtetasi Zef B. Ka qenë duke gjuajtur peshk me grep në ujrat e këtij lumi, kur ka tentuar të futet për të nxjerrë një peshk të ngatërruar në barishte, por nuk ka arritur të dalë i gjallë nga ujrat e Bunës.Kanë qënë banorë të zonës dhe peshkatarët e tjerë që qëndrojnë mbi urën e vjetër të lumit Buna që kanë parë trupin e pa jetë të tij në sipërfaqe të ujit, dhe kanë njoftuar policinë.Kjo e fundit me të mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 75-vjeçarit.Shtetasi në fjalë mësohet se çdo ditë dilte për gjueti peshku me kallama dhe grep si i apasionuar pas këtij sporti, duke frekuentuar këtë zonë ku edhe gjeti vdekjen.Sipas hetimeve paraprake të policisë mësohet se i moshuari pasi është futur në ujrat e Bunës, edhe pse thellësia nuk ka qenë e madhe, për shkak të fizikut të dobët nuk ka arritur të përballojë ftohtësinë e ujit dhe rrjedhen e fortë që ka.Edhe pse ai ka tentuar të kërkojë ndihmë, largësia me peshkatarët e tjerë ka bërë që ai të mos dallohet duke humbur edhe jetën.[caption id="attachment_553081" align="alignnone" width="637"]peshkatari3 Ne foto: Rrobat e peshkatarit[/caption][caption id="attachment_553082" align="alignnone" width="637"]peshkatari2 Ne foto: Polici duke mbuluar kufomen[/caption][caption id="attachment_553083" align="alignnone" width="639"]peshkatari1 Ne foto: Pamje nga vendngjarja ku u mbyt peshkatari[/caption]/oranews.tv/