Në Larisa, gjendet i djegur trupi i të riut shqiptar, në fillim ishte vrarë

Trupi i një 21-vjeçari shqiptar është gjetur i djegur të shtunën në një zonë të pabanuar në periferi të qytetit grek, Larisa, njoftoi policia vendase. Sipas autoriteteve, të cilët nuk bëjnë publik emrin e viktimës, ai është qëlluar fillimisht me plumba nga një distancë e afërt, e më pas trupi është djegur për të fshirë gjurmët, çka rrit dyshimet se ekzekutimi ka ndodhur në një vend të ndryshëm nga ai ku u gjet trupi.Detaje të mëtejshme për mënyrën se si është ekzekutuar i riu shqiptar pritet të dalin nga autopsia që do të zhvillohet në vijim, ndërsa nuk ka ende një pistë zyrtare për shkaqet e kësaj vrasjeje, që dyshohet të jetë kryer nga më shumë se një person.21-vjeçari, i cili ishte banues i rregullt në Larisa, kishte humbur kontaktet me familjen që ditën e premte, e cila bëri edhe denoncimin duke nxitur kështu edhe kërkimet e policisë greke. Trupi i karbonizuar u gjet nga një bari i zonës të shtunën, i cili njoftoi edhe policinë. Autoritet po vazhdojnë të hetojnë, por nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me viktimën, nëse kishte apo jo problem të mëparshme me drejtësinë apo jo.shqiptari i vrare ne shqiperiCA069C37307D12FD22D63F00F7246621 (1)