Rreziku nga fatkeqësitë natyrore, Prençi: Jemi të parët në Evropë
Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi i ftuar sot në mëngjes në emisionin “ Ditë e Re Weekend” në Ora News dha detaje në lidhje me operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve në zonat pyjore. Ndërkohë që Shqipëria renditet e para në Europë si shteti më i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore.Zjarri i fundit ai i raportuar në Belishovë të Mallakastrës ka arritur të kufizohet rreth mesnatës së 25 korrikut 2015, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.“23 korriku 2015 ka qenë data më kritike dhe më e vështirë për zjarrifikësit pasi janë raportuar 30 vatra zjarri. Të nesërmen 10 vatra” tha Prençi.Drejtori i Emergjencave Civile u ndal në vështirësitë që duhet të përballen zjarrfikësit në Shqipërinë tonë pothuajse informale.Nga ndërtimet pa leje dhe ndërtimet pa kriter nuk janë lënë rrugët për zjarrfikësit, përfshi këtu dhe kabllot e telekomunikacionit dhe të rrjetit elektrik që janë kudo. “Qytetarët e dinë që janë shkak për vonesat e zjarrfikësve. Tirana dhe qytete të tjera me ekipe profesioniste.Shqipëria renditet vendi i parë në Europë i kërcënuar nga fatkeqësitë natyrore dhe i 31-ti në botë për këtë Prençi nënvizon sensibilizimin e qytetarëve ndaj zjarreve dhe zgjimi I vullnetarizmit .“Duhet të ngrihen qendra vullnetare të emergjencave civile” tha Prençi duke shtuar se së shpejti do të ketë projekt për edukimin e qytetarëve./Oranews.tv/