Thaçi ultimatum deputetëve të PDK-së: S'ka plazh pa votuar Specialen

Nuk shkon askush në plazh pa u votuar më parë Gjykata Speciale! Ky është ultimatumi që duket se ka dhënë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes me deputetët e partisë së tij.Në përfundimt të takimit, Ministri i Jashtëm e bëri të qartë se po punohet fort me deputetët e PDK-së për të ndryshuar qendrim dhe në seancën e radhës të votohen amendamentet kushtetuese që do të mundësonin krjimin e gjykatës.Megjithatë, Thaçi nuk i është pëgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ka arritur t'i bindë që në këtë takim kolegët e tij.Thaçi: "Mendoj që Kuvendi i Kosovës nuk duhet të shkoj në pushim veror pa e përmbyllur këtë proces të rëndësishëm të marrë nga viti i kaluar. Vendimet e Partisë Demokratike të Kosovës, vendimet politike janë të qarta gjë që kanë obligim të gjithë për t'i respektuar".Megjithatë, mediat në Kosovë raportojnë se pavarësisht luhatjes dhe mëdyshjes së deputetëve të PDK-së që votuan kundër herën e para, ish-Kryeministri ka arritur t'i bindë dhe me shumë gjasë Specialja do të shkojë për votim javën e ardhshme.