Syriza drejt ndarjes, Varufakis me 38 rebelët pritet të formojnë parti të re

Ndërsa kryeministri Tsipras pritet të kalojë një tjetër test sonte në parlament, në votimin e paketës së dytë të masave shtrënguese, e cila është e fokusuar më së shumti pikërisht në sistemin bankar, mediat ndërkombëtare raportojnë që sfida e vërtetë për të do të jetë riformatimi i partisë Syriza.Sipas të gjitha gjasave, 39 rebelët e votimit të së mërkurës së kaluar, me në krye ish-ministrin e financave, Janis Varufakis, dhe atë të energjisë, Panajotis Lafazanis, po përgatiten të shkëputen dhe të formojnë një parti të re, e cila do të formojë një bllok anti-europian në parlamentin grek.Por nëse Tsipras arrin të ruajë 110 deputetët e tjerë që e mbështetën herën e fundit, atëherë edhe masat e sotme do të kalojnë, pasi do të votohen nga opozita.Sikurse edhe të mërkurën e kaluar, edhe votimi i sotëm, që pritet gjithashtu të përfundojë pas mesnate, pas debateve, po shoqërohet me protesta në sheshin para godinës së parlamentit.