Flakët djegin banesën në Korçë, u merr jetën nënës e 2 fëmijëve, ishin në gjumë
Tragjedi në Korçë ku flakët i kanë marrë jetën një gruaje 52 vjeçare dhe dy fëmijëve të saj, Tedit, 18 vjeç dhe Kristinës 20 vjeçe.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 e mëngjesit të 23 korrikut 2015 në lagjen nr 2 Korçë, në afërsi të Liceut, në katin e parë të një banesës në pronësi të shtetasit Aleksandër Cicani.Tre personat që humbën jetën nga zjarri i rënë në banesën e tyre ishte nëna e fëmijeve, Esmeralda Cicani 52 vjec, vajza e saj Kristina 20 vjec dhe djali, Tedi Cicani 18 vjec."Të tre shtetasit, kanë qënë duke fjetur, në momentin kur banesa u përfshi nga flakët dhe janë asfiksuar pas rënies të zjarrit" thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.Ndërsa kryefamiljari, Aleksandër Cicani 60 vjeç në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë.Dyshohet shkendija elektrike- Një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga lënia ndezur e një ventilatori gjatë natës apo një abazhuri të vogël natën dyshohet të ketë qenë shkaku I tragjedisë së ndodhur në familjen Cicani. Këto janë dyshimet e para të grupit hetimor, por ende nuk dihet saktë pasi dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha dhe duhet një hetim I mirëfilltë .[caption id="attachment_550882" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa e djegur dhe dy femijet qe u dogjen ne banese[/caption][caption id="attachment_550888" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa e djegur ne Korce[/caption][caption id="attachment_550889" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa e djegur ne Korce[/caption][caption id="attachment_550887" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banesa e djegur ne Korce[/caption][caption id="attachment_550890" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia ne banesen e djegur ne Korce[/caption][caption id="attachment_550886" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Zjarrfiksja ne banesen e djegur ne Korce[/caption]/oranews.tv/