Euro, në nivelin më të ulët të këtij viti
Euro ka zbritur në 139.4 lekë në tregun tonë të këmbimit, duke prekur nivelin më të ulët të këtij viti. Dobësimi i euros është ndikuar nga bursat ndërkombëtare dhe fluksi i turistëve, kryesisht atyre kosovarë që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar dhe rrjedhimisht kanë sjellë valutë me vete, duke rritur ofertën për euro.Euro ka rënë në tregun tonë tw kwmbimit duke prekur vlerën më të ulët të këtij viti. Dobësimi i monedhës europiane është ndikuar jo vetëm nga nëncmimi në tregun ndërkombëtar, por edhe nga fluksi i turistëve, kryesisht atyre kosovarë që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar dhe rrjedhimisht kanë rritur ofertën për euro. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka zbritur në 139.4 lekë, ndërsa dollari ka arritur kuotën e 127.4 lekëve.Në bursa, dollari ka qëndruar i fortë kundrejt euros ditët e fundit, si rrjedhojë e pritshmërive të rritjes së interesave nga Rezerva Federale. Kjo ka ndikuar në rënien e euros në tregun e brendshëm, së bashku me efektet sezonale, nga turistët dhe kthimi i emigrantëve. Por pavarësisht rënies së konstatuar, krahasuar me vitet e mëpashme trendi është i dobët. Kjo tregon për fluksin e paktë të valutës që turistët dhe emigrantët kanë sjellë me vete këtë verë.Tashmë, për pjesën e mbetur të sezonit turistik, shpresat janë te emigrantët nga Italia, pasi ata që vijnë nga Greqi do të jenë dorështrënguar këtë vit, për shkak të problemeve financiare që po kalon fqinji jugor. Ashtu si edhe vitet e fundit, fluksi më i madh i turistëve që zgjedhin brigjet shqiptare dhe që rrjedhimisht fusin valutë në vend janë turistët nga Kosova./Oranews.tv/