PD paralajmëron ankimim në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e arsimit të lartë

Opozita paralajmëron dergimin ne Gjykaten Kushtetuese te ligjit per arsimin e larte qe u miratua te henen ne nje seance te posaçme. Kryetari i demokrateve, Lulzim Basha, njoftoi hapin ligjor te selise blu ndersa per here te pare si kryetar i Bashkisë se Tiranes njoftoi se dorezimin e detyres tek pasardhesi do ta shoqeroje me dorezimin e dosjeve te punes, por nuk sqaroi nese kjo do ndodhe ose jo edhe ne prani të tij.Një ditë pasi parlamenti miratoi vetëm me votat e mazhorancës ligjin për arsimin e lartë, mes shumë kundërshtimesh e debatesh opozita është angazhuar në një betejë shumplanëshe për të mos lejuar zbatimin e tij.Pasi takoi një përfaqësi pedagogësh, kryedemokrati Lulzim Basha tha se do të vazhdojë përpjekjet për ndërgjegjësimin e studentëve mbi efektet e ligjit dhe paralajmeroi ankimim ne Gjykatën Kushtetuese.Basha:“Për paradoks, ironi, ashtu sikundër kërkohet që reforma në drejtësi të kalohet me votat e të dënuarve nga drejtësia, reforma në arsim kaloi me votat e të padiplomuarve, me votat e injorantëve, me votat e të korruptuarve dhe të kapurve nga klientela, të cilës i shërbehet me këtë ligj”.Ne nje tjeter zhvillim, kete here si kryetar i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ishte ne çerdhen 48, ku inaguroi ristrukturimin e saj te plote.Ne ditet e fundit si kryetar Bashkie dhe ne pritje te pasardhesit të tij Erjon Veliaj, Basha per here te pare beri publike menyren e dorezimit te detyres.Basha:“Kryetari i Bashkisë që do të marrë detyrën do të ketë të plota dosjet e punës, do të ketë të gjithë drejtuesit e sektorëve në detyrë, të gjithë drejtuesit, drejtorët e bashkisë do të jenë në detyrë. Pra, një gjë të siguroj, që precedenti i tmerrshëm i tokës së djegur të vitit 2011, nuk do të përsëritet” .Kryebashkiaku Basha, tha se dhjetëra projekte të tjera në infrastrukturë, rrugë dhe rikualifikim urban janë në proçes ndërtimi, ndersa mjaft të tjera në proçes prokurimi, ku puna pritet të nisë gjatë vjeshtës.