Krijuan rafineri heroine në Parma, dënohen me gati 30 vjet burg shqiptarët

Gjykata Italiane ka marrë dje vendimin e dënimit për të gjithë shqiptarët e arrestuar pak kohë më parë me akuzën e krijimit të një rafinerie heroine e të një qëndre tregtimi të saj në lagjen Spip të qytetit të Parmës.Shqiptarët e arrestuar ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare me një aktivitet milionar në prodhimin e lëndëve narkotike në sasira mjaft të mëdha e tretimin e tyre në të githë territorin italian. Operacioni i policisë në tetorin e viit 2014, i koduar "Prerja" coi në arrestimin e 10 italianëve me profesionin ushtarakë e 7 shqiptarë.Gjykata Italiane me një gjykim të shkurtuar ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg, 34 vjecarin Artur Bregu, i konsideruar si truri i organizatës kriminale e që administronte cdo fazë të aktivitetit të saj që nga makieritë e përdorura për prodhimin e heroinës, seleksionimin e dozimin e saj, tregtimin në territorin italian, si dhe importimin e lëndëve narkotike nga Europa Lindore drejt Italisë.Shqiptarët Gëzim Hasa e Denis Tfili të konsideruar si kimistët e grupit janë dënuar me 5 vjet burg e 16 mijë euro gjobë ndaj shtetit italian.Marcello Panariti, korrieri i organizatës i arrestuar më 100 kg drogë në automjetim me të cilin udhëtonte është dënuar me 4 vjet burg e 14 mijë euro gjobë.Po me 4 vjet heqje lirie janë dënuar Ded Bajraktari e Velino Koroveshi, ndërsa Bledar Brahimi është dënuar me 2 vjet burgim e 8 mijë euro gjobë.Ky vendim është marrë nga trupi gjykues i drejtuar nga kryegjykatësja Paola Artusi.[caption id="attachment_550871" align="alignnone" width="640"]unnamed (4) Ne foto: Personat e arrestuar[/caption][caption id="attachment_550872" align="alignnone" width="640"]unnamed (3) Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_550873" align="alignnone" width="640"]unnamed (2) Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_550874" align="alignnone" width="640"]unnamed (1) Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption]unnamed/Oranews.tv/