Fundi i maturës shtetërore, AKP: Analizë provimeve të maturantëve
Ky vit shënon fundin e maturës shtetërore, pasi ligji i ri i arsimit të lartë i jep të drejtë Universiteteve vendosjen e mesatares apo kritereve të tjera të pranimit të studentëve. Sipas një analize të maturës, rezulton se në testin e matematikës niveli vijon të jetë i dobët me 4000 mbetës, ku numrin më të madh e zë qarku i Tiranës.4000 maturantë nuk arritën të marrin notën "5" në provimin e matematikës.Edhe pse i lartë, ky numër i mbetësve, autoritetet e Agjensisë Kombëtare të Provimeve thonë se krahasuar me një vit më parë, niveli i maturantëve në këtë test është përmirësuar.Rezana Vrapi, Drejtore e AKP: “Ka një përqindje paksa më të lartë se ajo e 2014, ndërsa vjet kemi patur 10 mijë mbetës, sivjet janë 4.300 të tillë”.Kalueshmëri më të ulët në provimin e matematikës shënoi Tirana qark, renditur në të njëjtin nivel me Matin, Kuçovën dhe Malësinë e Madhe.Rezana Vrapi: “Nëse do të shikonim kalueshmërinë në lëndën e matematikës, kalueshëmrinë më të lartë ose edhe notën mesatare më të lartë e Kukësi, Kurbini, Kavaja. Më të ulët e ka Mati, Kuçova, Malësia e Madhe dhe Tirana qark”.Në këtë analizë të maturës shtetërore, Drejtorja e AKP-së Rezana Vrapi tha se Universitetet për vitin akademik 2016 mund të kërkojnë edhe teste nga ky institucion për pranimet në auditore.Ligji i ri i arsimit të lartë u lë dorë të lirë Universiteteve të vendosin për mesataren, apo për provimin hyrës për nisjen e studimeve të larta.