Linja e tensionit të lartë në Spitallë, Gjiknuri: Investim me kosto 4.4 mld lekë
Në Spitallë të Durrësit ka nisur puna për ndërtimin e rrjetit elektrik 20 kilovolt. Ky investim me kosto 4.4 miliard lek pritet të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për 2500 abonentë. Ministri, Damian Gjiknuri, tha se rrjeti aktual i energjisë elektike është i amortizuar dhe me këtë ndërhyrje do të ulen humbjet në rrjet.Ka nisur puna për ndërtimin e rrjetit elektrik 20 kilovolt në Spitallë të Durrësit.Ky investim i qeverisë do t’i kushtojë 4.4 miliard lekë. Nevoja e kësaj ndërhyrje është për shkak të amortizimit të rrjetit akual dhe investimi në fjalë synon të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike të 2500 abonentëve.Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, tha se ky investim ul ndjeshëm humbjet në rrjet.Gjiknuri: “Po zbatojmë një plan të mirëmenduar investimesh gjatë këtij viti. Janë investimet më të mëdha që po ndodhin në sektorin energjetik gjatë viteve të fundit, investime që këtë vit parashikohen nga Operatori i Shpërndarjes të shkojnë mbi 40 milion dollarë. Këto ndërhyrje direkte ndikojnë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike, në uljen e humbjeve në rrjet. Do të thotë më shumë siguri nga pikëpamja energjetike dhe siguri që sistemi do të ecë mbi baza të shëndosha”,Ndërsa administratori i OSHEE tha se invesimet do të vijojnë edhe në zona të tjera, dikur informale.Ardian Çela: “Janë një numër i konsiderueshëm kabinash të reja që ndërtohen dhe që rikonstruktohen. Investimi garanton uljen e humbjeve teknike të energjisë. Pra, gjithë kjo që ka qenë një zonë informale, me një rrjet me vjetërsi prej 40-50 vitesh rinovohet tërësisht brenda 6 muajve”.Investimi në rrjetin elektrik parashikon gjithashtu rikonstruksionin e 14 kabinave ekzistuese si dhe të gjithë rrjetin e tensionit të ulët 6 kV.Sipas projektit ivestimi do të përfun dojnë brenda 6 muajve, ndërsa ndërhyjet do të vijojnë në zonën e ish-Kënetës.