Fluks në pikën e Morinit, mijëra kosovarë nisin pushimet në Shqipëri

Qytetarët e Kosovës edhe këtë vit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për kaluar pushimet verore. Në pikën kufitare të Morinit po punohet me 6 sportele për të përballuar fluksin.Pas festës së Bajramit mbi 2 qind mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri.Më shumë se 2 qind mijë shtetas nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri, përmes Pikave të Kalimit Kufitar të Qarkut të Kukësit, pas festës së Fiter Bajramit.Ekspertët e policisë së Kufirit dhe Migracionit, bëjnë të ditur se për të përballuar fluksin e lartë po punohet me 6 sportele dhe me proçedura të përshpejtuara, për të shmangur krijimin e radhëve të gjata.Përshpejtimi i proçedurave është mirëpritur nga pushuesit që mezi presin ti drejtohen bregdetit shqiptar.Qytetar 1: Po shkojmë në Durrës.Gazetari: Në doganë nuk keni pritur fare?Qytetar1: Jo fare,shumë në rregull.Pritja është e mirë shumë.Qytetar 2:Po në doganë të Kosovës as 30 sekonda.Edhe në të Shqipërisë diçka e tillë.Bregdeti shqiptar sivjet është i frekuetuar shumë edhe ka siguri të madhe.Qytetar 3: Shumë mirë është. Nuk ka tjetër mundësi për të ardhur më shpejt dhe më mirë. Shumë mirë po shkon.Qytetar4: I mrekullueshëm. Edhe shërbimi ka filluar të përmisohet edhe jemi shumë të kënaqur.Qytetar 5: Pritëm pak, 5 minuta.Gazetari:Ke qenë ndonjëherë tjetër në Shqipëri?Qytetar 5: Po gjithmonë.Gazetari: Vitet e kaluara ka pasur probleme?Qytetar 5: Jo jo pak më tepër, ama sivjet mirë.Me mijëra shqiptarë të Kosovës preferojnë që gjatë verës ditët e pushimit ti kalojnë në bregdetin shqiptar.Kjo falë bukurive natyrore, shërbimeve të mira dhe çmimeve të arsyeshme.