Ligji i Arsimit të Lartë, drafti i parë u prezantua në prill të 2014

Drafti i arsimit të lartë i konsideruar si një prej hallkave kryesore të reformës në arsim, u shoqërua me mjaft debate që nga hartimi i tij për herë të parë në pranverë të vitit 2014. Drafti fillestar u atakua ashpër nga akademikët dhe Ministria u tërhoq dhe u angazhua se do pasqyronte në draftin final, edhe sygjerimet e qarqeve universitare. Por kjo nuk ndodhi dhe projektligji i arsimit të lartë ka marrë sërish vëmendje të lartë në diskutime. Ndjekim rrugëtimin e debatit.Në Prill të 2014, ministria e arsimit përgatiti draftin e arsimit të lartë. Ky dokument sipas ministrisë së arsimit do të ndryshonte rrënjësisht universitetet, mënyrën e funksionimit, të cilësisë së mësimëdhnies, dhe financimit.Drafti u kundërshtua për 3 muaj me rradhë nga rektori i universitetit të Tiranës Dhori Kule dhe botës akademike të cilët për tu ballafaquar edhe me Ministrinë u grupuan në forumin për liri akademike.Dhori Kule: Ky draft nuk është drafti për të cilin filloi reforma. Në të gjithë frymën e vet ky draft nuk është për instutucione akademike. Edhe një institucion, edhe një shpk nuk do të funksiononte.Mark Marku: Trajtojmë një peticion, është e vetmja mënyrë që ta bllokojmë ligjin në parlament në mënyrë që mos të kalojë kështu siç është.Dhurata Shehi: Si departamenti ashtu edhe fakulteti mbërritëm në përfundimin që ky draft është një draft i cili duhet hedhur poshtë…Akademikët thanë se drafti i kthen universitet në fondacione, dhe se paratë e shtetit ia kalon universiteve private. Shqetësim u shfaq edhe për tarifat e studentëve. Projektligji hasi edhe në kundërshtinë e LSI parti e dytë në qeverisje. Ndërkohë pedagoget përgatitën një sërë rekomandimesh duke vënë theksin në autonominë universitare dhe liritë akademike. Autoritetet e Ministrisë premtuan reflektimin e propozimeve të pedagogëve duke i përfshirë në një tjetër draft.Prezantimi i tij u bë më mars të 2015 në kishën orthodokse, sink mazniku dhe një tjetër që flet.Dhori Kule: Nen për nen aty ku gjykojnë që ka akoma hapësira për të bërë rregullimet e nevojshme edhe e gjykojnë të doemosdoshme ,të bëhen të tilla rregullime.Lindita Nikolla: Ajo që është e vërteta e këtij projektligji ka të bëjë më një rrugë tejet të re pothuajse një vjeçare diskutimi në të gjitha institucionet tona të arsimit të lartë me profesoratin, me studentët me grupet e interesit me publikun e gjerë dhe jo nga qeveria por nga një komision i pavarur ekspertësh gjithëpërfshirës.Por cfarë ndodhi në vazhdim. Paqja e kësaj ceremonie u prish pasi ky draft për të cilin palët kishin rënë dakort nuk iu dorëzua akademikëve dhe qeverisë. Në tryezën e keshillit të ministrave dhe në qarqet universitare u dërgua sërish drafti i parë pa ndryshimet e premtuara. Këtu filloi një fazë e dytë edhe më e fuqishme revolte e grupeve të interesit.Por çfarë ndodhi në vazhdim,paqja e kësaj ceremonie u prish pasi ky draft për të cilën palët kishin rënë dakort nuk iu dorëzua akademikëve dhe qeverisë.Në tryezën e këshillit të ministrave dhe në qarqet universitare u dërgua sërish drafti i parë pa ndryshimet e premtuara. Këtu filloi një fazë e dytë, edhe më e fuqishme revolte e grupeve të interesit.Artan Fuga: Dhe si guxon ministrja e arsimit ti dërgojë qeverisë një projektligj me gafa të natyrës juridiko-politike.Mark Marku: Autonomia shkohet më shumë me këtë projektligj edhe me këtë variant të përmisuar, shkohet drejt centralizimit.Unë se di ku i gjejnë këto modele.Por pavarësisht debateve ministria e arsimit nuk u tërhoq nga dhe projektligji u miratua në mbledhje qeverie në qershor të 2015.Rama: Domosdoshmërinë për të mos bërë kompromis në dëm të cilësisë.Aty ku ka rezistencë, kam vënë re me shumë keqardhje ka vetëm një arsye: Rezistencë ndaj konkurencës.Gjatë diskutimeve në Komisionet parlamentare debatet kanë qenë të ashpra. Edhe opozita radikalizoi qendrimin e saj ne kuvend por edhe në tryeza diskutimesh me pale te interesuara, nga bota universitare.Oerd Bylykbashi: "Është qartazi një ndërhyrje për të marrë kontrollin e mekanizmit për të vendosur njerëz të tjerë."Edhe LSI ishte e ashpër me disa nene të projektit të qeverisë.Petrit Vasili: Ai që është doktoruar në Shqipëri është një alternativë pas atij që është doktoruar në perëndim.Doktorraturat që po bëjnë në Shqipëri nuk kanë vlerëE me gjithë përpjekjet e grupeve të interesit dhe opozites projektligji i arsimit të lartë mbeti i njejtë. Qeveria nuk ja doli të bindë kundershtarët se ky projekt do të ndryshojë rrenjësisht arsimin e lartë, dhe kundershtarët nuk ja dolën të bindin qeverinë se ai do ta shkatërrojë atë.