Edhe Britania këmbëngul për Gjykatën Speciale

Ministrja e shtetit në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Baronesha Xhois Anelaj, është përfaqësuesja më e fundit e shteteve perëndimore që ngulmojnë në Kosovë për themelimin e Gjykatës Speciale.Gjatë ditës, e dërguara e qeverisë britanike u takua me krerët më të lartë të shtetit, si presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i parlamentit, Kadri Veseli. Ajo tha se themelimi i kësaj gjykate është një detyrim për vendin."Mesazhi im është shumë i qartë, Kosova e ka shfaqur veten si shtet i cili dëshiron që të jetë aktiv në arenën ndërkombëtare, dhe komuniteti ndërkombëtar po pret ta shoh se Kosova po e mban fjalën. Për ta bërë këtë, duhet ta themelojë gjykatën dhe t'i tregojë botës që Kosova dëshiron të pranohet si shtet i plotfuqishëm me të drejtat e veta".Presidentja Jahjaga tha se ky detyrim do të realizohet për të shmangur këtë njollë të së kaluarës dhe për të hapur një epokë të re. Ndërsa kryeministri Mustafa i premtoi Baroneshës së zhgënjyer se kuvendi do ta votojë në përpjekjen e dytë, dhe se ai vetë do të sigurohet që të ketë votat e nevojshme, pasi herën e parë arriti të siguronte vetëm 75.