Bushati: Në Vjenë do të shkojmë me projekte konkrete
Shqipëria do të shkojë në konferencën e Vjenës, me një dosje të plotë projektesh për tre shtyllat kryesore, bashkëpunimin politik, ekonomikë dhe shoqerinë civile. Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati, i thirrur në Këshillin Kombëtar të Integrimit, tha se Shqipëria, gjatë kësaj kohe është angazhuar në një proces diskutimesh me shtetet fqinje në mënyrë që të përfitohen projekte të rëndësishmë për rajonin.Ditmir Bushati: Projektet infrastrukturore përsa i përket Shqipërisë janë të listuar, investime për Portin e Durrësit, segmentet rrugore veri-jug një pjesë e autostradës adriatiko joniane, segmentin hekurudhor Durrës-Hani i Hotit.Në këshill raportoi dhe Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e cila foli me terma pozitive për plotësimin e 5 prioriteteve të kërkuara nga Bashkimi Europian.Klajda Gjosha: Ka një plotësim prej 90%, pjesa tjetër e mbetur i përket pikërisht atij prioriteti kyç sic është edhe reforma në drejtësi.Opozita, hodhi dyshime mbi plotësimin e prioriteve, per integrimn ne BE.Oerd Bylykbashi: Me këto shifra të evazionit fiskal, apo trafiqesh galopante unë nuk e di sesi mund të konsiderojmë 90% të plotësuara.Përballe skepticizmit të opzoitës, Minitrja e Integrimit Klajada Gjosha, tha se janë përfaqësuesit e Komsionit Europian, që monitorojnë reformat dhe raportojnë ecurinë e tyre në kancelarite europine.