Agjencia e Punësimit kërkon zgjerimin e "Kartës Blu" për emigrantët e kualifikuar
Sistemi “Blue Card” i Gjermanisë, që u prezantua në gusht të vitit 2012, deri tani ka qenë në dizpozicion të emigrantëve akademikë nga jashtë Bashkimit Europian.Por Agjencia Federale e Punësimit, ka njoftuar se do t’i pëlqente të hapte këtë skemë për refugjatët e kualifikuar.Drjetori i Agjencisë së Punësimit, Raimund Becker tha se ishte i nevojshëm një proçes për të nxjerrë punëtorët e kualifikuar, si doktorë e inxhinierë, jashtë qëndrave të refugjatëve e për t’i dërguar në vende pune ku mund të jenë të nevojshëm në Gjermani.“Sipas ligjit gjermanm, ata duhet të kthehen në vendet e tyre për të aplikuar një një vizë të posaçme,” tha ai për Rheinische Post. “Kjo është paksa absurde, kur ata i janë larguar luftës dhe persekutimit”.Kërkesat për “Blue Card” aktualisht përfshijnë një kontratë të caktuar pune, trajnime të kompletuara dhe një pagë minimale 48 mijë euro.Që nga prezantimi i projektit tre vjet më parë, rreth 20 mijë njerëz kanë përfituar nga kjo mundësiStephan Mayer, ekspert i punëve të brendshme nga partitë konvervatore kristiane, tha se ai ishte i hapur për të diskutuar për ndryshimet në këto kërkesa.“Pengesat që hasin këto profesionistë duhet të jenë sa më të vogla të mundshme,” tha Mayer, duke shtuar se Gjermania ka nevojë për punëtorë të kualifikuar.Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, deklaroi gjithashtu të shtunën se Gjermania është e aftë të përballet me refugjatët që kërkojnë të hyjnë në vend.