Pr/ligjin për Arsimim e Lartë, Nikolla: Reforma më e papolitizuar, Tabaku: Klienteliste

Me 30 minuta vonesë ka nisur seanca e posaçme për miratimin e ligjit për arsimin e lartë. Në fillim fjalën e ka marrë ministrja e Arsimit Lindita Likolla, e cila kërkoi nga të gjithë deputetet që të votojnë ligjin e arsimit të lartë pasi është një ligj në shërbim të studentëve dhe pedagogëve, duke u bërë ligji me i papolitizuar në këto 20 vjet. Fjalimi i ministres Nikolla ngjalli debate dhe replika nga deputetet e opozitës të cilët ishin të nje mendimi se ky ligj ishte klientelist.Ora 20:00 Rama: Diplomoheshin studente me leksioni weekend-i

Në shtator të vitit 2013 situata ishtë si më poshtë:

59 insticucione të IAL, 8 herë më shumë se në Britani dhe 15 herë më shumë se Gjermania për 1 mln banorë dhe hapja e sistemit me kohë të pjesshëm një spektakël më vetë, brenda llahtarisë së përjavshme së arsimit publik. Ky spektakël përfshinte edhe fushat e zbatuara si mjekësinë që në botën e arsyes nuk mund të diplomohen me leksioni fiktive weekend-i. Vetëm part time i famshëm numëronte 28 117 studentë ose ndryshe Shqipëria të shtunave dhe të dielave diplomaonte një numër studentësh të barabartë me numrin e studenteve ne universitetet private. Me këtë ligj ndjekja me kohë të pjeshsmë përcaktohet brenda kornizave. Gjithë propaganda për të  varfërit dhe në emër të bujarisë ndaj të varfërve u shpartallua sistemi i arsimit të lartë është një propagandë që mund ta bëjnë ata që e zgjedhin , por kur e bëjnë ata që janë në opozitë është e vajtueshme.

Ora 19:40 Berisha: Ky ligj mbyll dyert për të varfërit e venditUnë e konsideroj këtë seancë dhe këtë ligj të një rëndësie kapitale për vendin.  Jam marrë me këtë ligj personalisht dy vite me radhë me dëshirën më të madhe që ta adaptojmë këtë sistem. Ky është sistemi që ka universitetet më të mira në Europë, ky është sistemi i Britanisë së Madhe. Kam pasur një këshilltar zotin Hatinson. Pse unë arrita në përfundimin se ky ligj do ishte një aventurë për shqipërinë. Gjeta një mur të pakapërcyeshëm, sepse nëse procedohej në këtë formë do të bënim një gabim të tmerrshëm të krahasonim të pakrahësueshmen. Kjo reformë mbyl dyert e universiteteve për të varfërit e vendit. Isha kundër sepse që në vitet 80 filluan të hapen dyert. Isha kundër që të mbyllim dyert për të varfërit.Berisha për ministren NikollaNuk mund të ndalem pa ju thënë dy fjalë zonjë, ndoqa nga zyra fjalën tuaj. Më zhgënjeve në një kuptim njerëzore. fole si madam urrejtje dhe kjo lloj gjejë nuk ju shkon. Unë jam i prirur të kem respekt për gratë. Të vetmin urim që i kam bërë zotërisë aty ishte kur emëroi 5 zonja.Ora 19:22 Albana Vokshi: Ky ligj është antikombëtarKjo mazhorancë e ka nxjerrë parlamentin jashtë cdo shine ligjore. Sillni në mënyrë më arbitrare një ligj që në mendimin time është antikombëtar. Një ligj që kryqëzon aspiratat e rinisë meriton të jetë i tillë. Keni hartuar një ligj që ka hasur në rezistencën jo vetëm të të rinjve, por të mijëra familjeve shqiptare dhe njerëzve të dijes. Pra për këtë projekt ligj ju i keni të gjithë kundër. Ky ligj hasi në neverinë popullore. Kjo qeveri e ka ndarë mendjen që cdo ligj ta sjellin me standardin e antikushtuetshmërisë. Praktika që është ndjekur për këtë draft është antiligjore. Për të ndërmarrë një reformë të tillë duhet bërë një analizë e hollësishme.Ora 18:48 Topalli: Reforma erdhi në kohen e zgjedhjeve lokale"Kryeministri Rama e solli këtë ligj në kohën e zgjedhjeve lokale, që askush mos merrej me të. Asnjëherë nuk ka ndodhur që të zhvillohet seanca pelenare ditën e martë. Çfarë është ky ligj që duhet kaluar me urgjencë, është reformë hiistorike? Apo historinë e bëni ju? Kryeministri ka zgjedhur të bëjë tregti milionere me diplomat dhe se ky ligj është antikushtetues dhe klientelist"Ora 18: 05 Nikolla-Tabakut: Po gënjeni, tregoni kush janë klientelistëtAjde përfaqësoni brezin duke folur me të vërteta, fund e krye gënjyet që nuk kanë të bëjnë me këtë ligj, por që të më sfidoni ju lutem tregojani shqiptarëve kush janë klientelistët, oligarkët dhe më mundni këtu publikisht.Ora 17: 55 Tabaku: Ligji për arsimin e lartë, klientelist"Ky ligj duhet të ishtë katalizator në shërbim të komunitetit, por po bën të kundërtën, shkatërron cdo gjë. Nuk mund ti bëjë mirë një shoqërie. Nuk reflekton gjëndjen e arsimit të lartë. Duhet pranuar se ne asnjëherë nuk sollëm një ligj antikushtetues. Ky është një ligj klientelist. Kjo ministri gjykon për leksioniet, për titujt akademike..."Nikolla: Arsimi i lartë nuk shkon me keq seç është bërëKam të gjitha arsyet e mendjes dhe zemrës njeherësh edhe atij grupi edhe pse i vogël që guxon dhe shantazhon parlamentin se nëse sot ky ligj nuk miratohet atëherë është fundi i arsimit të lartë dhe se vendi do të zhytet më thellë në errësirën e padjes sipas tyre. Të nderuar profesorë e pedagogë. Me keq seç ka qenë dhe seç e keni bërë arsimin e lartë në vend, nuk ka ku të shkojë. E të pranosh duke u dorëzuar dhe të quajtur si të shëndetshëm një sistem ku anarkia papërgjegjshmëria, ineficeca është tradhtia më e madhe që mund ti bësh vendit dhe kombit. Fundi i rehatisë akademike nuk është fundi i arsimit të lartë, fundi i një sistemi që prodhon diploma pa vlerë nuk është fundi i arsimit të lartë. Fundi i punësimeve nepotike nuk është fundi i arsimit të lartë. Fundi i drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë apo të departamenteve që pjesën më të madhe e kalojnë jashtë Shqipërisë sigurisht  nuk është fundi i arsimit të lartë . Fundi i rektorëve të tenderave nuk është fundi i arsimit të lartë. Fundi i doktoraturave paçavure nuk eshtë fundi i arsimit të lartë. Fundi që një pedagog të udhëheqë 41 studentë në doktoraturë kur ligji thotë jo më shumë se 5, nuk është fundi i arsimit të lartë. Fundi i titujve akademikë për të rritur rrogën në administratën publike, po sigurisht nuk është fundi i arsimit të lartë. Fundi i sistemit part time si një industry parash, por padijesh nuk është fundi i arsimit të lartë. Fundi i diplomave si kartmonedha të injorancës nuk është fundi i arsimit të lartë. Ku pr/ligj edhe pse nuk është më i përsosuri është më i miri i arsimit të lartë që i jep përgjigje sistemike të gjitha problemeveve, por mbi të gjitha është produkt i njerezve që jetojnë me universitetet çdo ditë.Ora 17: 30 Lindita Nikolla: Reformë e papolitizuar"Kjo reformë është e para reformë jo reformë e partisë në pushtet, apo e të zgjedhurve në universiteteve. Kjo reformë është reforma me e papolitizuar në këto 20 vjet. As mazhoranca dhe as opozita nuk kanë ndërhyrë në punën e komisionit.Është e sigurt që në sistemin e arsimti të lartë do të edukoheni me sensin e garës dhe të ndershmërisë. Në besimin tonë ka një besim të madh, qëllimi nuk është tek paratë, por ato nuk janë të nevojshme nëse ne nuk investojmë të gjithë për arsimin e lartë. Kjo sfidë është të mobilizojmë burimet. Duhet të mobilizojmë financat publike. Asnjë qindarkë nga këto para nuk duhet të shkojë dëm. Këtë reforma e bën në dy mënyra, financimi për universitetet do të bëhët në bazë të performancave. Mënyra e dytë e optimizmit është mbështetja me bursa për studentët. Fond të posacëm për studentët në nevojë dhe ata me degë prioirtare dhe studentët ekselentë. Ne do të dekurojojmë mungesën e cilësisë edhe tek studentet.Mbështetja publik do të jetë me kushte në bazë të meritave. Nuk bëhet fjalë që dikush të përjashtohet nga sistemi, por kjo do bëhët sipas meritës, preferencës dhe nevojave që vendi ka. Ky pakt i madh me studentët është një pakt për zhvillimin e shpqërisë dhe të vendit.Nikolla: Burimet njerëzore shpesh herë nuk kanë funksionuarSfida tjetër lidhet me burimet njerëzore. Këto burime nuk kanë qenë eficente, ndonjëherë nuk kanë funksionuar. në universitete tona nuk ka liri akademike. Ligji i ri krijon premisat për këtë liri, duke i dhënë autoritet senatit akademik dhe duke ja mbështetur punën me një strukturë akademike. "Krijohet qendra e shërbimeve arsimore"Krijojmë qendrën e shërbimeve arsimore për nxënësit dhe studentët. Kjo do të jetë një qendër model shërbimi ndaj qytetarit, duke i dhënë fund sagave të qytetarëve për të zgjiedhur universitetet apo ekuivalentim të diplomave"Nikolla: Pjesë e reformës, studentë, prindër dhe pedagogë"Prindër dhe student ju do të keni një sistem arsimor të pastër.  Cilësia , transparenca dhe përgjegjshmëria janë tre elementë në favorin tuaj. Të nderuar pedagohë jesë e reformës do të jenë edhe ju. "Grupi parlamentar I PS-së ka vendosur votimin pro të këtij pr/ligji, ndërkohë Partia Demokratrike ka paralajmëruar votën kundër duke e quajtuar antikushtetues.Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të kësaj force politike kryetari i PD-së Lulzim Basha urdhëroi deputetët e tij në mbledhjne e grupit të bëjnë oponencë teknike.Në seancë deputetët e opozitës do të faktojnë nen pas neni pretendimte pr shkleje të kushtetës.Por dhe protagonistë në zë të botës akdamike janë mjaft kritik edhe me projektin e shumicës, duke cilësuar ate shkatërrues për gjithë sistemin.[poll id="67"]/Oranews.tv/