Lumi Osum "përpin" 2 adoleshentë. Luani u hodh të ndihmonte shokun por u mbyt vetë

Ata ishin dy shokë të një lagjeje. Mbrëmjen e 20 korrikut Ridvan Broka dhe Luan Demiraj, të dy 17 vjeçarë kishin shkuar për tu freksuar në ujrat e lumit 'Osum" por nuk janë kthyer më.Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 20:30 në vendin e quajtur “Pllakat”.Mendohet se dy adoleshentët janë hedhur nga një shkëmb. Fillimisht është hedhur Ridvani dhe ka kërkuar ndihmë se po mbytej. Në ndihmë i ka shkuar shoku i tij Luani por dhe ai është përpirë nga uji.Trupi i Luanit u gjet mbrëmjen e djeshme nga banorët e zonës dhe ndërsa trupi i Ridvanit u gjet paraditen e sotme pranë bregut të lumit, jo shumë larg vendit ku u mbyt.Në kërkime morën pjesë dhe polumbarë e forcat RENEA.Mësohet se dy adoleshentët ishin shokë dhe banonin në lagjen "Kinostudio" të Beratit.[caption id="attachment_549859" align="alignnone" width="640"]Në foto: Trupi i mbytur i njerit adoleshent nxirret nga lumi Në foto: Trupi i mbytur i njerit adoleshent nxirret nga lumi[/caption][caption id="attachment_549860" align="alignnone" width="640"]Në foto: Trupi i mbytur i njerit adoleshent nxirret nga lumi Në foto: Trupi i mbytur i njerit adoleshent nxirret nga lumi[/caption][caption id="attachment_549638" align="alignnone" width="636"]berat4 Ne foto: Vendi ku u gjet i mbytur nje prej adoleshenteve[/caption][caption id="attachment_549640" align="alignnone" width="639"]berat3 Ne foto: Vendi ku u gjet i mbytur nje prej adoleshenteve[/caption][caption id="attachment_549641" align="alignnone" width="636"]berat2 Ne foto: Vendi ku u gjet i mbytur nje prej adoleshenteve[/caption][caption id="attachment_549642" align="alignnone" width="640"]berat1 Ne foto: Vendi ku u gjet i mbytur nje prej adoleshenteve[/caption]