Lundra solare, teknologjia e re për zbulimin e hapësirës
Një pajisje hapësinore me madhësinë e një kutie këpucësh është lancuar për të testuar lundrimin solar, një teknologji unike e ideuar nga astronomi i famshëm Carl Sagan. Pajisja hapësinore varet nga shtytja akselerative e fotoneve nga Dielli për të shtuar shpejtësinë përmes hapësirës, një teknike e njohur si lundrimi solar. Kjo lloj teknologjie mund të lejojë rrobotët apo pajisjet zbuluese hapësinore për të eksploruar pikat më të largëta të sistemit tonë solar dhe përtej, pa patur nevojë të varen nga teknologji e rëndë dhe e shtrenjtë raketash.Pajisja testuese e quajtur Lundra me dritë, udhëtoi në shpinën e një anije hapësinore ushtarake amerikane duke përdorur një rrakete Atlas V. pajisja nuk pritet të shkojë larg dhe nuk do të zgjasë shumë, por duhet të demonstrojë se teknologjia e lundrimit funksionon sic duhet në hapësirë dhe pajisjet orientuese në bord janë të afta të manovrojnë anijen e vogël. Teknologjia kyc është vetë vela, e bërë nga një material i argjendtë i quajtur Mylar që është vetëm 4.5 mikrone i trashë, rreth një e katërta e trashësisë së një cante të zezë gome. Një total mbreselënës prej 32 metra katrorë Mylar është palosur me kujdes brenda pajisjes Lundra me dritë dhe do të shpaloset sapo të arrijë në orbitë, duke prodhuar kështu një velë të madhe.Një nga elementet kyc të këtij fluturimi është të testohet procesi i shpalosjes dhe të siguruarit që materiali do të shpërndahet në mënyrën e duhur përmes cepave të pajisjes. Synimi tjetër është testimi i sistemit lundrues me giroskop, i cili do të orientojë veten në lidhje me fushën magnetike të Tokës, pak a shumë si zogjtë shtegëtarë.Projekti është unik në shumë mënyra, jo më pak sepse është themeluar nga entuziastet e hapësirës përmes Shoqërisë Planetare, e themeluar nga Sagan në 1980. Njerëzit e planetit Tokë do të mund të shijojnë shumë mirë shfaqjen nga ky lundrim i parë solar, teksa sateliti do të jetë i dukshëm gjatë natës, si pasojë e velës 32 metra katrore e cila do të shkëlqejë nga 100 km lartësi deri sa të bjerë në fuqinë e Gravitetit të Tokës në vetëm pak javë kohë.Nëse cdo gjë shkon sipas planit, Shoqëria Planetare do të lancojë një tjetër Lundër me diell në 2016, duke synuar kështu një lartësi prej 750 kilometrash, me qëllimin për të qëndruar në orbit përreth Tokës dhe për të shërbyer si një provë e mëtejshme për këtë teknologji premtuese.Vizioni, i ndarë nga shumë njerëz, është se lundrat solare do të mund të cojnë pajisje hapësinore në Pluton ose përtej, përmes shfrytëzimit të avantazhit të shtytjes së lehtë nga fotonet e Diellit, e cila ofron një nivel konstant shtimi të shpejtësisë ndaj pajisjes. Teksa fotonet nuk kanë masë, një foto që udhëton me fuqinë e dritës ka energji dhe moment dhe sipërfaqja me peshë të lehtë pasqyruese e lundrës solare përdor shtytjen e dritës së reflektuar për të shkuar lehtësisht më shpejtë dhe më shpejtë larg nga Dielli.Teoria është se mund të arrijë një shpejtësi mbresëlënëse, sipas zëdhënësit të Shoqërisë Planetare në Irlandë, Kevin Nolan, i cili shprehet se pajisja hapësinore ka një shtytje të vazhdueshme, e cila është shumë e dobishme për misione me kohezgjatje të madhe. Teorikisht, mund të shkojë deri në disa mijëra kilometra në sekond dhe më pas, sapo të largohet nga sistemi solar mund të shtyhet me një lazer nga Toka.Mbështetësit e teknologjisë së lundrimit solar, duke përfshirë edhe Sagan,i përfytyrojnë këto pajisje hapësinore teksa lundrojnë dhe vëzhgojnë përreth sistemit diellor. Për këtë gjë, do të duhen vela më të mëdha, por ka mjaft vend në hapësirë, kështu që nëse teknologjia rezulton me sukses atëherë mund të dërgojë makineritë nga Toka, në thellësitë e Rrugës së Qumështit./oranews.tv/