Obama siguroi bashkëpunimin e Putin, por jo të republikanëve për Iranin
Obama siguroi bashkëpunimin e Putin, por jo të republikanëve për IraninMarrëveshja mes Iranit dhe gjashtë superfuqive botërore arriti të bënte bashkë Perëndimin dhe Rusinë, në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në pikën më të keqe që prej fundit të Luftës së Ftohtë.Por sipas të gjitha gjasave, ajo do të jetë beteja e radhës mes presidentit demokrat të Shteteve të Bashkuara, Obama dhe republikanëve që kontrollojnë Kongresin dhe Senatin.Kreu i Kongresit, Xhon Bëhner, praktikisht i shpalli luftë Obamës, i cili një ditë më parë paralajmëroi se do të vendoste veton nëse Kongresi nuk e miratonte, ndërsa sipas mediave amerikane janë plot 13 senatorë demokratë që pritet të votojnë kundër saj.Bëhner:"Do të bëjmë çmos për ta analizuar në detaje dhe për të treguar që në fakt është një marrëveshje e keqe, do të bëjmë çmos për ta ndaluar".Përveç se në Izrael, ku është kundërshtuar ende pa u firmosur, marrëveshja është mirëpritur në të gjithë botën, por veçanërisht mirë në Iran, ku njerëzit mbushën rrugët duke festuar fundin e viteve të tëra asfiksimi që kishin dëmtuar jo pak jetën e tyre.