Kundërsanksionet ndaj BE, fermerët rusë: Na ndihmuan të zhvillojmë bizneszet
Fermerët rusë në rajonin perëndimor të Kaliningradit, i cili ndodhet mes Lituanisë dhe Polonisë, thonë se kundërsanksionet e vendosura ndaj Bashkimit Europian një vit më parë i kanë ndihmuar ata të zhvillojnë bizneset e tyre.Një nga bisnesmenët vendas ka hapur një fermë luleshtryshesh, duke investuar 24 million rubla ose 500 mijë dollarë amerikanë, në të cilën kultivon edhe fruta të tjera pylli.Në gusht të vitit 2014 qeveria ruse vendosi një embargo mbi prodhimet ushqimore nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, në hakmarrje për sanksionet ekonomike perëndimore të vendosura ndaj Rusisë me argumentin e përfshirjes së Moskës në krizën ukrainase.Embargo përfshin përveç frutave, edhe mishin, peshkun, qumështin, frutat dhe perimet. Si një e tërë, eksportet bujqësore të BE-së në Rusi ishin vlerësuar të jenë me vlerë rreth 11 miliard euro në vit.Për rajonin e Kaliningradit kjo shifër ishte edhe më e lartë,deri në 90 për qind të produkteve ushqimore nga jashtë."Para vendosjes së kundërdaksnioneve ne nuk kishim kërkesë në treg. Më pas nisi interesi, ku tregtarët dhe dyqanet kthyen sytë nga ne, duke blerë prodhimet tona”, thotë Shaig Memedov, pronar i një ferme lokale që kultivon luleshtrydhe.Memedov madje kërkon që këto kundërsanksione të zgjasin për 20 vjet, në mënyrë që të investohet në bujqësinë ruse dhe fermerët të këtë një shans për të konkuruar fermerët europianë.