Marrëveshja me kreditorët, ekspertët: Nëse nuk votohet, Greqia në kolaps
Ekspertët argumentojnë së nëse parlamenti grek nuk voton sot ligjet e kërkuara nga Bashkimi Euriopian, shteti helen rrezikohet nga kolapsi dhe trazirat sociale. Të ftuar në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, ekspertët vlerësuan se ndryshimet në qeverinë greke janë të pashmangshme dhe nuk përjashtohet mundësia e një qeverie teknike që do të çojë në zgjedhje të parakohshme.Parlamenti grek do të votojë sot disa ligje të parashikuara ne marrëveshjen e arritur të hënën me Bashkimin Europian.Të ftuar në emisionin “Ekopolitikë”, të gazetares Aurora Sulçe ku u diskutua për zhvillimet e fundit në shtetin helen, ekspertët argumentuan se miratimi i këtyre ligjeve është rruga e vetme që ka Greqia për të shmangur kolapsin.Në të kundërt, vështirësitë që do të përballojë populli grek do të jenë shumë më të mëdha se masat shtrënguese të kërkuara nga Trojka.Artan Gjergji: Problemet ekonomike çojnë në trazira sociale sociale.Altin Hoti: Ajo çfarë po i ofrohet Greqisë, është po ajo që i duhet edhe BE.Artan Gjergji: BE ka menduar tashmë për një “ Grexit”, për një portë dalëse të BE.Altin Hoti: Të gjithë kanë menduar por të gjithë nuk kanë një plan.Ekspertët argumentojnë se pavarësisht çfarë vendos paralementi grek sot, ndyshimet në qeverinë greke janë të shmangshme dhe nuk përjashtohet mundësia e një qeverie teknike.Enri Hide: Ndryshimet në qeveri absolutisht po, sepse disa prej Ministrave kanë deklaruar se janë kundër kësaj marrëveshje. Sigurisht që mund të ketë një qeveri të re teknike. Jam dyshues, përkundër tezave që kanë hedhur shumë se Tsipras do largohet si Kryeministër dhe do ja lërë vendin një Kryeministri teknik dhe një qeverie teknike që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, duke njohur natyrën e tij politike.Për ekspertët, masat e kërkara nga BE janë drastike për Greqinë, por të domosdoshme që ekonomia helene të futet në shina.