Liria e medias në Ballkan, HRW: Gazetarët punojnë në një mjedis armiqësor
Gazetarët në Ballkanin Perëndimor punojnë në një ambjent armiqësor që ndikon drejtpërdrejt në punën e tyre kritike dhe të pavarur, thelbësore për një shoqëri demokratike.Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i Human Rights Watch, në të cilin janë marrë në analizë, Bosnje Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.Autoritetet në këto shteteduhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të krijuar një mjedis të sigurtë për veprimtarinë e mediave dhe t'i japin fund mosdënimit të krimeve kundër gazetarëve, theksohet në raport."Vendet e Ballkanit perëndimor janë orientuar prej dy dekadash drejt demokracisë, por frikësimi dhe sulmet ndaj gazetarëve e pengojnë këtë udhëtim", thotë analistja e organizatës së të drejtave të njeriut, Lidia Goll.Sipas saj, Bashkimi Europian duhet të ushtrojë presion ndaj këtyre shteteve për të lehtësuar punën e gazetarëve.Raporti bazohet në intervista me 86 gazetarë, të cilët raportojnë mbi çështje delikate si krimet e luftës dhe korrupsioni, nga të katër vendet e Ballkanit Perëndimor.Human Rights Watch dokumentoi edhe disa raste sulmesh nëpërmjet internetit kundër mediave online që kanë mbajtur pozicione kritike ndaj qeverive, por edhe individëve të caktuar.