Trump poston foto me nazistë, por kryeson sondazhet mes republikanëve

Pas komenteve raciste për meksikanët dhe frikës se trafikanti i meksikan i drogës, i njohur si "El Çapo" ishte arratisur nga burgu për t'u hakmarrë ndaj tij, kandidati republikan për president, Donald Trump, ka bërë një tjetër gafë, duke postuar në Twitter një foto patriotike të flamurit amerikan, me në sfond ushtarë me uniforma naziste.Pas reagimeve të ashpra në rrjetet sociale, ku njerëzit siguruan foton origjinale të ushtarëve të përdorur, për të vërtetuar se nuk ishin amerikanë, organizatorët e fushatës presidenciale të manjatit miliarder të mediave, e hoqën duke kërkuar ndjesë më pas me justifikimin se një praktikant kishte bërë gabimin.2021Por pavarësisht këtyre veprimeve aspak "amerikane", sipas sondazheve më të fundit, Trump kryeson në listën e kandidatëve republikanë pasi shihet si përfaqësuesi i duhur i konservatorëve në vend për të synuar Shtëpinë e Bardhë.Ai ka mbështetjen e 17% të elektoratit republikan, i pasuar nga pinjolli më i fundit i dinastisë Bush, Xheb, i ndjekur nga senatorët Skot Uollkër dhe Ted Kruz.