Grupi i C4, Prokuroria kërkon 43 vite burg për tre ushtarët profesionistë

43 vite burg per tre ish-ushtarakët të akuzuar për trafik te lendeve eksplozive eshte kerkesa qe prokuroria per krimet e renda i ka bere gjykates ne mbyllje te proçesit.Kleo Gjinkola, Fran Kolaj dhe Alban Dodaj, të tre ish-ushtarakë, banues në Lezhë, akuzohen se kane prodhuar dhe shitur sipas porosive, bomba me mekanizma shpërthyer nga distanca, kundrejt shumave 1500-2500 euro.Arrestimi i tyre u be ne flagrance në 30 qershor të vitit te shkuar.Per te identifikuar pjsetaret e grupit, policia inflirtroi nje person i cili beri porosine per te siguar nje mine te telekomanduar.I inflirtruari arriti ti fuste ne kurth tre ushtaraket e dyshuar dhe me shume njohuri ne kete fushë, duke siguar keshtu prova te pakontestueshme per ne gjykim.Prokuroret zbardhen fale pergjimeve se lenda merrej ne Mal te Zi dhe Kosove dhe me pas trafikohej ne Shqiperi, konkretisht ne Durres, Kruje dhe Fushe-Kruje.Bashke me lenden plasese, keta te pandehur kane mundur te fusin edhe municione te ndryshme te tipit snajper etj.Në përfundim të gjykimit, akuza kerkon denimin me 15 vite burgim për Kleo Gjinkola dhe me nga 14 vite burg për Fran Kolajn dhe Alban Donaj.[caption id="attachment_321785" align="alignnone" width="640"]alban donaj ne gjykate Ne foto: Alban Donaj ne gjykate[/caption][caption id="attachment_321572" align="alignnone" width="640"]alban donaj me kleo gjinkola, ushtaret e minave me celular Në foto: Alban Dodaj dhe Kleo Gjinkola[/caption]