Presidenti amerikan Barack Obama drejt Ramallahut

Barack Obama pritet të mbërrijë në qytetin e Ramallahut, në Bregun Perëndimor, për të biseduar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.Konflikti izraelito-palestinez pritet të jetë në qendër të bisedimeve. Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të qëndrojë vetëm pak orë në Ramallah, para se të drejtohet për në Jeruzalem, ku do të mbajë një fjalim.Zoti Obama bëri vizitën e tij të parë në Izrael si president ditën e mërkurë, ku zhvilloi bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu.Dy liderët riafirmuan angazhimin e tyre për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit Izrael-Palestinë.Në fjalimin e tij në Jeruzalem, Obama pritet thotë se elementi që duhet të garantojë paqen në Lindjen e Mesme duhet të jetë një shtet i fortë dhe i sigurtë hebre, përkrah një shteti sovran dhe të pavarur palestinez.Ndërkohë, policia izraelite njoftoi se dy raketa ishin qëlluar nga Gaza në jug të Izraelit mëngjesin e së enjtes, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.Palestinezët ndjhen të zhgënjyer nga lideri amerikan dhe pritshmëritë e tyre nga kjo vizitë janë të ulta. Në vitin 2009, në një fjalim në Kajro, zoti Obama e quajti situatën për palestinezët si “të patolerueshme” dhe foli për vuajtjen e tyre të pamohueshme për një shtet sovran.