Krerët e Shtetit dhe politikës përshëndesin vendimin e CAS: Fitoi drejtësia
Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është përcjellë me emocion edhe nga krerët e shtetit. Presidenti Bujar Nishani ka publikuar foton e ekipit kombëtar shqiptar duke shkruar: “Urime ekipit Kombëtar. Përpara!”Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta pas marrjes së lajmit përshëndeti vendimin përballë medias.Ilir Meta: Na lehtëson nga dhimbja që na shkakton padrejtësia, nga dhimbja që na shkakton politika dhe urrejtja kur ndërhyjnë në sport.Festës së shqiptarëve i janë bashkuar me urime edhe kreu i opozitës Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.Kryedemokrati Basha ka komentuar lajmin duke shprehur në FB:” Fitore e të vërtetës mbi padrejtësinë. Përpara Shqipe!”Ndërsa ishkryeministri Sali Berisha shkruan se ky është një vendim i madh për të drejtën, ekipin tonë kombëtar dhe të gjithë shqiptarët.Lajmin e fitorës së ekipit shqiptar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka tërhequr vëmendjen edhe në punimet e komisioneve parlamentare.3 pikët, Meta: Vendimi, lehtësim nga dhimbja që jep padrejtësiaNdërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u përcolli përmes mikrofonit të mediave urimet jo vetëm kombëtares por gjithë shqiptarëve.Për Metën këto nuk janë vetëm tre pikë të fituara por një lehtësim nga të gjitha akuzat e ngritura nga pala serbe.
Meta: “Sot kur dukej sikur do të ishte një ditë rutinë, besoj se edhe shumë prej jush kanë patur atë ndjesi, edhe unë pata, sikur ishim në stadium dhe pamë të tundet rrjeta sikur para 30 vitesh kur Sokol Kushta ngriti gjithë shqiptarët në këmbë kudo që ishinn nga kënaqësia.Padyshim që ky vendim jo vetëm që na jep një gëzim të jashtëzakonshëm por edhe na lehtëson nga dhimbja që na shkakton padrejtësia, nga dhimbja që na shkakton politika dhe urrejtja kur ndërhyjnë në sport, futboll dhe fushën e lojës ashtu sikurse ndodhin në ndeshjen e fundit në Beograd të kombëtares sonë.Dua ti uroj të gjithë ekipit, Presidentit Duka ja kam bërë këtë urim më parë, dua të uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë spese të gjithë ndihen të lumtur, të lehtësuar , të gëzuar, jo thjesht për tre pikët, por në radhë të parë për vendosjen e drejtësisë, për triumfin e sportit mbi politikën dhe urrejtjen që ajo shpesh përçon në vendet tona dhe rajonin tonë. Do të doja të uroja në mënyrë të veçantë familjarët e futbollistëve tanë, sepse të gjithë e kanë përjetuar me shqetësim dhe dhimbje, provokimin, dhunën ndaj tyre. Padyshim trajnerin tonë, shqiptaro-italianin de Biasi që besoj se tani ndihet edhe më shqiptar.Dhe një urim të veçantë e kam për FSHF, të cilën edhe mund ta kemi paragjykuar, që me shumë qetësi, këmbëngulje, vendosmëri dhe profesionalizëm nuk e humbi asnjëherë besimin tek drejtësia, pavarësisht nga vendimi i parë që u mor. Dhe arriti të çojë provat e duhura për të dhënë një shembull të shkëlqyer ku merr fund opurtunizmi absurd dhe ku fiton drejtësia në sport dhe sporti mbi politikën dhe urrejtjen”.
Supeeeer! Ja ç'dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!! #ForcaShqiperiaPosted by Edi Rama on 2015-07-10
Urime Ekipit Kombëtar. Përpara.Posted by Bujar Nishani - Faqja Zyrtare on 2015-07-10
Fitore e te vertetes mbi padrejtesine. Perpara shqipe!Posted by Lulzim Basha on 2015-07-10
Nga mbrëmja e 15 tetorit pa rënë në mllef, urrejtje, dëshpërim, por pa heshtur e duke besuar fort në drejtësi e FairPlay! #ForcaShqipëriaPosted by Lindita Nikolla on 2015-07-10
Më në fund, drejtësi për Kombëtaren Kuqezi! 3 pikë për ëndrrën #Euro2016! #ForcaShqiperiaPosted by Erion Veliaj on 2015-07-10