Në Qershor inflacioni zbret në 1.4%, poshtë objektivit të BSH
Instituti i Statistikave konstaton se në qershor inflacioni ka pësuar një tjetër rënie, duke zbritur në 1.4%. Çmimet kanë pësuar rënie kryesisht për ilacet, veshjet dhe këpucët, ndrëkohë që janë rritur karburantet dhe një pjesë e ushqimeve. Konsumi i dobët është edhe arsyeja kryesore që po mban në këto nivele të ulëta inflacionin.Konsumi i dobët po mban në nivele të ulëta inflacionin. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në qershor, inflacioni arriti në 1.4% për qind, duke qenë ndjeshëm poshtë objektivit prej 3% të parashikuar nga Banka e Shqipërisë për këtë tregues dhe 0.1% më i ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë.Ndikimin më të madh në inflacionin e ulët e ka dhënë rënia e cmimit të medikamenteve. Sipas INSTAT-it, në grupin “Shëndeti “ ulja është në masën 3,1 % pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkolike” që gjithashtu ka shënuar rënie.Nga e njëjta ecuri janë karakterizuar cmimet e veshjeve dhe këpucëve, që kanë rënë për shkak të ndryshimit të sezonit. Ndërkohë që cmimet e karburanteve janë rritur. Sipas INSTAT-it, në qershor cmimi i naftës u rrit me 2.1% dhe ai i benzinës me 1.6%. Një rritje të lehtë kanë shënuar në këtë periudhë edhe një pjesë e ushqimeve.