Biznesi gjerman: Qeveria shqiptare të krijojë një klimë transparente
Biznesi gjerman i kerkon qeverisë shqiptare qe të krijoj nje klime transparente. Në emer të shtetit gjerman sekretari në ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë, Rainer Baake deklaroi se është e rëndësishme te krijohet nje kuader ligjor i pershtatshem dhe te luftohet korrupsioni.Krijimi i një kuadri ligjor është shume i rëndësishem . Ne kemi nënshkruar disa kontrata me shtetin shqiptar dhe e rëndësishme është që të luftohet korrupsioni. Investitorët dhe politikanët europiane i kushtojme vemendje të madhe transparencës dhe zgjedhjeve të ndershme lokale në kuadër të inicimit të negociatave për anëtaresim. Ne investitoret gjerman jemi te interesuar per nje menyre procedimi transparente.Një vëmendje e vecantë iu kushtua edhe investimit ne portin e Durrësit.“Zgjerimi i portit të Durrësit mund ta shnderrojë Shqipërinë në një port të madh hyrës mallarash për të gjithe Ballkanin Perëndimor.Ndërkohë në forumin ekonomik ka qënë edhe dhoma e tregtisë dhe industries gjermane e cila ka theksuar se korrupsioni dhe informaliteti janë dy problemet kryesore në Shqipëri.Ndërkohe ministri Ahmetaj ftoi investitoret gjermane të vijnë në Shqipëri duke i prezantuar me një sërë nismash.“Energjia agrikultura e turizmi janë fushat kryesore të zhvillimit. Jemi të bindur se modeli i ri ekonomik po funksionin.”Forumi Ekonomik Gjermani - Shqiperi, u organizua me rastin e vizites se sotme ne Tirane te Kancelares Gjermane Angela Merkel.