Dy persona me maska dhe të armatosur grabisin bankën, pranga njërit autor

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur nga dy persona te armatosur në orët e para të mesditës, në lagjen nr.3 pranë bashkisë.(Ne foto: Banka e grabitur dhe mjetet e sekuestruara të njërit grabitës)Por në momentin që kanë tentuar të largohen, njëri prej grabitesve është neutralizuar nga siguria private e bankes. Grabitësi Alban Duka, 31 vjeç, iu dorëzua policisë. Ndërkohë është identifikuar edhe autori tjetër dhe po punohet për kapjen e tij.Në bashkëpunim ata mundën të grabisin 8.765 Dollarë,  7.015 Euro dhe 17.741.320 Lekë të vjetra. Uniformat blu arritën të sekuestrojnë në cilësinë e provave materiale një armë zjarri tip automatik kallashnikov, një pistoletë, 29 fishkekë, 1 motorçikletë, 1 makinë tip "Jaguar" me 2 targa të vendosura: AA 931 IN dhe TR 4955 M,  1 paruke, dhe 1 çantë që shërbente për vendosjen e parave së bashku me shumën e parave të grabitura.  Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.grabitja ne durres[caption id="attachment_544162" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Motori i grabitesit i sekuestruar Ne foto: Motori i grabitesit i sekuestruar[/caption][caption id="attachment_544163" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Maska e grabitesit i sekuestruar Ne foto: Maska e grabitesit i sekuestruar[/caption][caption id="attachment_544165" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Armet e grabitesit i sekuestruar Ne foto: Armet e grabitesit i sekuestruar[/caption][caption id="attachment_544166" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Parate e grabitesit i sekuestruar Ne foto: Parate e grabitesit i sekuestruar[/caption]