Laboratorët mjekësore me koncesion, Bode: Ka kosto dhe do shkohet drejt privatizimit
Opozita ka akuzuar qeverinë se dhënia me koncesnion e laboratorëve mjekësor ka kosto për qeverinë dhe koncensionari do të kërkojë privatizimin e tyre. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se dhënia me koncesion bëhet për të përmirësuar shërbimet për pacientët.Dhënia me koncesion e laboratorëve mjekësor ka ngjallur debate në Komisionin e Ekonomisë. Opozita argumenton se koncesioni do ti kushtonte qeverisë dhe se nuk mund të përjashtohej mundësia që koncensionari ti privatizojë.Ridvan Bode: Në fund të ditës ky shërbim do kushtojë më shtrenjtë sesa kushton aktualisht buxheti i shtetit. Kjo kompania që do të investojë këto kapitale do marrë fitim? Sigurisht.Sherefedin Shehu: Përse qeveria paguan një konsulent për të bërë privatizimin e laboratorit në vend që të hapë një tender ndërkombëtar dhe të bëjë privatizimin e tij.Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se dhënia me koncension bëhet për t’i dhënë qytetarëve shërbim më të mirë, ndërsa hodhi poshtë akuzat se mund të shkohet drejt privatizimit.Ilir Beqaj: Nuk po privatizojmë shërbimin laboratorik të spitaleve shqiptare, po bëjmë një kontratë afatgjate për përmirësime radikalë të cilëse së pitalet publikeEdhe në Komsionin e Punës, Çështjeve Sociale e Shëndetësisë diskutimi u përqëndruar në mungesën e barnave jo vetëm në sptialin e Shkodrës por në të gjtihë Shqipërinë. Deputetja Vokshi tha gjithashtu se janë larguar 3 drejtues nga ky spital se nuk iu përgjigjën kërksave të partisë. Ministri Beqaj tha se inevsimet do të vijonë ndërsa mohoi të ketë patur largime me urdhëra poltikë.