Merkel në forumin ekonomik: Administratë efiçente, luftë krimit dhe korrupsionit

Kancelarja gjermane e përfundoi vizitën e saj në Shqipëri me disa mesazhe të forta drejtuar shtetit shqiptar. Duke folur në forumin e 8 ekonomik Angela Merkel listoi një sërë kërkesash midis të cilave,të mos ndryshohen në mënyrë të beftë kontratat, të krijohet një administratë efiçente si dhe të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.Angela Merkel: Ekonomia gjermane është e gatshme të investoj nëse ka përshtypjen se lëviz në një terren të sigurt nga pikpamja ligjore duke shfrytëzuar epërsitë dhe mundësitë që ofron vendi por duke besuar në mosndryshimin e e beftë të kontratave. Janë marrë një sërë masash për të nxitur investimet por ka nevojë për më shumë ndërhyrje  duhet thënë se ka edhe pengesa të tjera për kapërcimin e të cilave duhet punuar. Si psh krijimi apo ndërtimi i një administrate efiçente publike apo lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.Ndërkohë kryeministri Edi Rama e lidhi mungesën e besimit të investitorëve në Shqipëri me mos-fonksionimin e sistemit të drejtësisë.Edi Rama: Shenjat e kohëve të fundit janë inkurajuese por jemi ende në luftë me imazhin dekurajues që është krijuar tek investitorët për vendin tonë për vite të tera si dhe po ashtu me korrupsionin në drejtësi që përbën një kancer në shtetin shqiptar. Kapërcimi i 40 shkallëve në raportin e BB për Doing Business qysh në vitin e parë të qeverisjes sonë. Arritjet e konsiderueshme në luftën kundër krimit, reformave rrënjesore dhe e suksesshme në fushën e enrgjisë dhe ndalimi i epidemisë së ndërtimeve pa leje kanë pasur efekt pozitiv edhe për imazhin e Shqipërisë dhe për rritjen e besimit të investitorëve tek Shqipëria.Në Shqipëri operojnë rreth 146 ndërmarrje gjermane  ose shqiptaro - gjermane nga 121 që ishin në vitin 2010, dukë pësuar një rritje me mbi 20%.Ndërkohë përsa I përket shkëmbimeve tregtare Gjermania zë vendin e pestë .