Kriza në Greqi, Nishani i kërkon Guvernatorit të informohet mbi pasojat

Situata bankare dhe kriza financiare në shtetin helen pas referendumit të 5 korrikut, kanë qenë në fokus të një takimi pune të zhvilluar sot mes Kreut të Shtetit dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.Presidenti Nishani i ka kërkuar Guvernatorit Sejko të informohej imtësisht rreth rreziqeve të mundshme ndaj sistemit tonë bankar dhe se cili mund të jetë impakti mbi ekonominë shqiptare në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se shteti fqinj i Greqisë është edhe investuesi kryesor i huaj në Shqipëri.President Nishani informua gjithashtu edhe mbi masat e marra si edhe rreth ndjekjes së kujdesshme e të vëmendshme të situatës financiare që po bëhet nga Banka e Shqipërisë.