Obama: SHBA-ja intensifikon fushatat kundër ISIS, kemi nevojë për partnerë në terren
Grupi i koalicionit që po lufton shtetin islamik, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka intensifikuar fushatën e saj në veri të Sirisë, ka thënë Presidenti amerikan Barack Obama.Duke folur në Pentagon, Obama tha se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa shtesë në Siri, por do të rrisë mbështetjen kundër militantëve të ISIS.Ai shtoi se ishte e nevojshme prania e një partneri efektiv në terren për mundjen e IS.Raportohet se ekstremistët e Shtetit Islamik kanë rifituar kontrollin e qytetin Ain Issa që më parë kontrollohej nga forcat kurde.“Ne po intensifikojmë përpjekjet tona kundër bazës së Isil në Siri,” tha Obama duke përdorur një tjetër emër për grupin militant.“Sulmet tona ajrore do të vazhdojë të targetojnë objektet e naftës dhe gazit që financojnë shumë nga operacionet e tyre”.“Kurt ë kemi një partner efektiv në terren, Isil do të tërhiqet,” shtoi presidenti amerikan.Megjithatë, Obama paralajmëroi se fushata kundër grupit islamik nuk do të jetë e nxituar.