Përkujtohet tragjedia e 7 korrikut, 52 persona humbën jetën në transportin publik
Më 7 korrik të vitit 2005, ndodhën tre shpërthime kamikaze në qendër të Londrës, që kishin si target qytetarët që përdornin transportin publik. 4 kamikazë islamistë shperthyen në metrotë dhe një autobus dy katësh.Homazhe e 7 korrikut, do të mbahen sot në Katedralen e Shën Palit në Londër në kujtim të 10 vjetorit të tragjedisë, ku mbetën të vrarë 52 persona.Familjet e atyre që humbën jetën nga shpërthimet e bombave në tre metro dhe një autobus, do të marrrin pjesë në homazhe, sëbashku me të tjerë që mbetën të plagosur nga ngjarja.Një minutë heshtje do të mbahet gjatë homazheve në Katedrale si dhe në rrjetin e transportit të Londrës në orën 11:30.Princi William gjithashtu do të marrë pjesë në homazhet që do zhvilliohen në Memorialin e Hyde Park.Sulmi i 7 korrikut 2005, ishte i lidhur me organizatën terroriste Al Kaeda, konsiderohet si një nga sulmet më të këqija terroriste në tokën britanike.
