Pensionistët grekë: Shkojmë të marrim pensionet por bankomatet janë bosh

Mbulim pensionistetPesnionistët në Greqi janë dyndur në dyert e bankave dhe të bankomatëve për të tërhequr pesnionin e muajit.Ata thanë se qeveria u kishte caktuar datën 29 qershor për të marrë pagesën e radhës, por kanë zbuluar që pjesa më e madhe bankomateve janë të boshatisura për shkak të tërheqjeve masive të bëra nga qytetarët.Qeveria ka vendosur kontrollin mbi kapitalin, çka do të thotë se gjithkush mund të tërheqë deri në 60 euro në ditë.Nga ky vendim nuk preken pensionistët, por fakti që bankomatet janë boshatisur ka rritur shqetësimin në mesin e tyre.Ndërkohë vendimi i qeverisë nuk lejon as depozitimin e parave jashtë Greqisë dhe grekët nuk do të lejohen as të bëjnë pagesa jashtë vendit të tyre.Turistët dhe vizitorët me karta të lëshuara nga bankat jashtë Greqisë mund të tërheqin para, por minsitria e financave paralajmëroi se mund të vendosë kufizime nëse likuiditeti vihet në rrezik.