Ministri i Jashtëm grek në korrik në Tiranë, në tryezë "Deti, PDIU dhe Kosova"
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias pritet të vizitojë Tiranën në dy javët e fundit të korrikut, e pas Tiranës në axhendën e takimeve mund të përfshihet edhe një vizitë në Kosovë, ndonëse lajmi ende nuk është konfirmuar.Vetëm pak ditë pas vizitës së tij në Serbi, duket se ndalesa në Tiranën zyrtare, në një situatë të nderë për politikën e jashtme greke në Ballkanin Perëndimor, do të shërbejë për të trajtuar cështje të nxehta. prej disa kohësh, Athina ka nisur një tur diplomatik, për të diskutuar disa cështje që duan patjetër zgjidhje sic është ajo e cështjes së emrit me Maqedoninë.Kryediplomati grek, pasi refuzoi ftesën e qeverisë shqiptare për të marrë pjesë në Samitin Ekonomik të Vjenës, vendosë të vizitojë Tiranën në fund të korrikut, madje takimi vjen fill pas atij të Beogradit, për të shmangur interpretime të ndryshme.Gjatë këtyre takimeve, sikurse citon e përditshmja greke "Kathimerini”, do të shqyrtohen problemet ekzistuese në marrëdhëniet dypalëshe. Pala grekë do të ulet në tryezën e bisedimeve me 7 propozime konkrete:1.Korrigjimi teknik i skicimit të hartës për marrëveshjen e detit të nënshkruar në vitin 2009 nga qeveria Berisha, pasi qeveria greke nuk ka pranuar rinegocim për këtë çështje, por do të marrë në konsideratë korrigjimet e mundshme teknike.2.Do të diskutohet për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë e miratuar nga Greqia që në vitin 1987.3.Do të diskutohet për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.4.Do propozohet ndërtimi i 3 varrezave për të rënët në Shqipëri.5. Me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, Kotzias do të diskutojë edhe për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Greqisë.Duke cituar gazetën greke "Kathimerini", ajo çka bie në sy si një nga propozimet e qeverisë helene, është kërkesa për qeverinë e Edi Ramës, që partia çame PDIU të largohet menjëherë prej saj pasi nga Athina konsiderohet si një forcë nacionaliste dhe penguese e marrdhënieve të mira mes dy shteteve fqinje.Edhe një herë, në takimin e korrikut, kryediplomati grek do të shprehë në kryeqytetin shqiptar, mbështetjen e Greqisë për perspektivën europiane të Shqipërisë. Nga ana e qeverisë greke, kjo vizitë shihet si një mundësi për të sheshuar problemet disa vjeçare mes dy vendeve.