PS festoi 24 vjetorin, batutat e Ramës: Meta i heq peshë vetes dhe ja shton LSI

Partia Socialiste ka festuar 24 vjetorin e themelimit të saj.  12 qershori është dita e lindjes së kësaj force poltike, por fushata elektorale bëri që kremtimin socialistët  ta shtyjnë me disa ditë, kjo për t’iu mundësuar atyre  dhe festimin e fitores së zgjedhjeve lokale.Kryeministri Edi Rama, përshëndeti pjesëmarrësit  e shumtë, duke i vendosur vetës dhe një sfidë.Edi Rama: Çdokush që ka investuar besimin e vet me votën për projektin tonë të rilindjes, duhet ta ketë mundësinë të gjejë vendin e vet në këtë familje, nëse dëshiron të bëjë bashkë me ne, më shumë se sa thjesht të na votojnë ditën  e zgjedhjeve.Kreut të Partisë Socilsite, nuk i munguan dhe mesazhet politike, krysisht me shënjestër  Partinë Demorkatike.Edi Rama: Falë kryetari të Partisë Demokratike, në këto zgjedhje në bëmë një rrugë e dy punë; Morëm dhe “Po”-në e popullit për të qeverisur 75% të bashkive dhe afro 80% të popullsisë së vendit, që ishte puna jonë; edhe “jo”-në popullore për referendumin kundër reformave, që ishte puna e tij.Përtej mesazheve politike, kryeministrit Rama nuk i munguan batutat për bashkëpunëtorët e tij, por edhe aleatët e qeverisë.Edi Rama: Gjysmës së shekullit i afrohet edhe Pandi, megjithëse ka pothuajse çerek shekulli që duket sikur e ka mbushur gjysmën e shekullit. Ndërsa Gramozit duket sikur i ka rënë për pjesë ilustrimi i atij vargut, “vitet tutje, ti tëhu”, të cilit unë do t’i shtoja “të tjerët vejnë e vijnë, ti mbete këtu”. Fituam sëbashku, që të gjithë dhe nuk fituam vetëm, por edhe me socialistët e Ilirit, i cili vazhdon heq peshë nga vetja për t’ia shtuar LSI-së; me çamët e Shpëtimit që në çdo palë zgjedhje na jep me sukses provën e devizës së tij “çam nuk lind po bëhesh”; me demokratët e Presidentit Topi, që këtë herë fitoi, sepse besoi tek shprehja “trimi i mirë me shokë shumë”; me Paskalin dhe me Petron, të cilët edhe këtë herë nuk lanë me plot sukses, socialistë me sedër të partisë tonë pa futur në listat e këshillave bashkiakë dhe sikur Skënderi, që i ka mësuar si të joshin sedërlinjtë tanë, të mos kishte dalë këtë herë dhe i vetëm trim në luftë, s’do të kishte mbetur asnjë sedërprekur nga tanët jashtë tenit të gjatë të fitores.Në festë morën pjesë  themelus të Partisë Socialiste, të rinj të ardhur rishtaz, deputetë dhe mbështetës, por  në sy ra dhe mungesat e shum personaliteteve qofshin ata  figura historike apo dhe zëra të fortë kritik. Ben Blushi, ishte njëri prej tyre.Pandeli Majko: Asgjë nuk bëhet asgje ne historinë e PS.Gjithashtu mungonte dhe lideri historik Fatos Nano, ndonëse ka premtuar se do të jetë prezent në  25 vjtorin e Partisë Socialiste.Ka ish koleg të tij që ja ndjenë  mungesën.Ilir Meta: Patjetër e kemi ndjerë mungesën e tij..Pandeli Majko: Kurdo që të rikthehet ka vendin e vet.