Roja qëllon mbi 3 të rinj: 1 i vdekur 2 të plagosur. Hetimet: Do vidhnin hashash

Një 23 vjecar është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në Ninësh të Mallakastrës. Rreth orës 1 të mëngjesit të së hënës, në pyllin pranë rezervuarit të Gadurovës, një person që dyshohet se ka qënë roje i një parcele të mbiellë me 900 rrënjë hashash, ka qëlluar me kallashnikov drejt tre të rinjve sapo ka dëgjuar hapa në pyll.23 vjecari Alfons Dautaj ka mbetur i vdekur në vend ndërsa janë plagosur Riza Fejzo 22 vjec dhe Marenglen Luari 24 vjec. Por pas kryerjes së hetimeve të para, sipas policisë rezulton se parcela me kanabis kultivohej nga tre shtetasit e mësipërm, duke e shtuar misterin ngjarjes.I tronditur babai i 6 djemve dhe 3 vajzave, ende nuk di të shpjegojë arsyen që i mori jetën të birit.Babai i Alfonsit: “Në orën 1 më telefonuan. Nuk i kam rënë njeriu në qafë, se po t’i bija në qafë e di që kam për të shlyer një gabim. Nuk jam i qartë fare se si shkoi kjo punë, më duket sikur e kam gjallë”.23 vjecari jetonte në kushte ekstreme varfërie në një familje të madhe, ku në dy dhoma banonin rreth 15 persona. Nga bashkëfshatarët Alfonsi njihej si person jo problematik.Të plagosuri Riza Feizaj edhe  Mariglen Luari,tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nga ana e policies janë shoqëruar rreth 20 persona dhe po punohet për saktësimin e motiveve të kësaj ngjarje të rëndë dhë kapjen e autorëve.[caption id="attachment_539692" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja[/caption][caption id="attachment_539691" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Familjare te viktimave ne fshatin Ninish Ne foto: Familjare te viktimes ne fshatin Ninesh[/caption][caption id="attachment_539693" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Familjare te viktimave ne fshatin Ninish Ne foto: Familjare te viktimes ne fshatin Ninesh[/caption]/Oranews.tv.