Shkarkohet drejtori i portit Vlorë, Xhevahir Çeloaliaj
Shkarkohet nga detyre drejtori i portit të Vlorës Xhevahir Çeloaliaj. Xhevair Celoaliaj, drejtori i portit të Vlorës është shkarkuar me vendim të bordit drejtues të Portit sha Vlorë.Vendimi është marrë pas ankesave të bëra në manaxhimin e trafikut detar të udhëtarëve pas ankesave të regjistruara nga agjencitë e trageteve.Red Star ka ankimuar grafikun e bërë nga drejtoria për udhëtimet tre herë në javë të secilit traget, ndërsa këta të fundit kërkonin respektim të konkurrencës dhe lejimin e lundrimit çdo ditë të javës.Kështu pas kësaj është mbledhur bordi drejtues i cili ka vendosur shkarkimin e Celoaliaj dhe tashmë drejtoria e portit do të ketë titullar Edmond Lekën. Ky i fundit drejtonte ISSH-në, Vlorë.Celoaliaj është kryetar i PS-së, rrethi Vlorë, ndërsa Leka është kryetar i PS-së, bashkia Vlorë./Oranews.tv/