Në bregdetin e Vlorës dyndje pushuesish, pavarësisht motit të paqëndrueshëm

Pavarësisht kapriçove të motit, pushuesit nuk e kanë braktisur bregdetin. Në Vlorë, turistë ditore dhe të ardhur nga Kosova, Maqedonia e më gjerë rajoni pohojnë se zgjedhin bregdetin bazuar në cilësinë e shërbimeve të ofruara.Vlorë- Për pushuesit paqëndrueshmëria e motit nuk ka ndikim domethënës sa kushtet e ofruara dhe shërbimet, për të cilat thanë se janë cilësore ndërsa vlerësojnë detin dhe rërën.Shumë prej pushuesve nga Shqipëria, Kosova dhe më gjerë, kanë zgjedhur Zvërnecin, për qetësinë e zonës, ujin e cekët, ideal për të luajtur fëmijët.I kanë penalizuar disi bizneset buze detit, reshjet e herëpashershme të shiut si edhe luhatjet e temperaturave, por megjithatë thonë se në krahasim me një vit më parë, numri i turistëve është më i lartë.Plazhet e bregdetit të Vlorës kanë nisur të frekuentohen që në muajin maj, por në këtë fund qershori janë populluar në masë, ndonëse periudhat më të kërkuara janë korriku dhe 15 ditëshi i parë i gushtit.